Site icon Telegrafi

Mike Dean bëhet gjyqtari i parë në historinë e Ligës Premier që shpërndan 100 kartonë të kuq

Mike Dean është bërë gjyqtari i parë në histori që ka treguar 100 kartonë të kuq në Ligën Premier.

Ai këtë rekord absolut e arriti në kur e ndëshkoi Ashley Youngun, pas dy të verdhëve.

Ky doli të jetë dënimi i 100-të me kartonë të kuq për lojtarët e Premier nga gjyqtari.

Mike Dean duke e dënuar Ashley Youngun. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Sidoqoftë, rekord i tij ka bërë që të flitet shumë në rrjetet sociale. Ka pasur edhe reagim të bukura, por edhe nga ato me humor.

Dean do të jetë në aksion përsëri të shtunën.

Ai kësaj radhe bie një kategori më poshtë pasi do ta ndajë drejtësinë në derbin mes Leeds United dhe Birmingham City në Championship.

Dean njihet për mimikat dhe gjestet e tij gjatë gjykimit të ndeshjeve. /Telegrafi/

Exit mobile version