Telegrafi

Mijëra tifozë të Sevillas ndezin atmosferën duke pritur ekipin para stadiumit (Video)

Sevilla është një ndër klubet më të suksesshme spanjolle në rrafshin ndërkombëtar në vitet e fundit.

Situata e mirë e klubit na kampioinatin spanjoll ka entuziazmuar shumë tifozët, por jo vetëm.

Sevilla sonte nga ora 20:45 zhvillon duelin ndaj Leicesterit, një nga përballjet më të rëndësishme në historinë e klubit andaluzian, pasi që me një fitore bindëse do të mund të bëhej një hap i madh para drejt çerekfinales së garës elite të futbollit evropian, Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Sevilla - Leicester, formacionet zyrtare

Dhe, mundësia për një hap tutje në garën më të madhe të futbollit evropian ka nxitur tifozët që të mbledhen të gjithë para stadiumit Ramon Sanchez Pizjuan, ku kanë pritur ekipin duke arritur në stadium dhe atë me atmosferë fantastike.

Edhe stadiumi Ramon Sanchez Pizjuan pritet të jetë i stërmbushur nga tifozët ku është vështirë të fitohet secili ekip në netët e zjarrta që dinë të krijohen në këtë impiant. /Telegrafi/