Mijëra jug-koreanë u larguan nga shtëpitë e tyre të premten pasi një zjarr i madh shpërtheu në një zonë bregdetare lindore dhe kërcënoi përkohësisht një stacion energjie bërthamore, përpara se të shuhej nga erërat.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, deri mbrëmjen e së premtes, rreth 1,000 zjarrfikës po luftonin me zjarrin mes erërave të forta dhe po përqendronin përpjekjet e tyre në parandalimin e arritjes së zjarrit në një objekt të gazit natyror të lëngshëm pranë qytetit të Samcheok.
Zjarri filloi të premten në mëngjes në një mal në qarkun e afërt të Uljin dhe shkatërroi të paktën 22 shtëpi dhe nëntë struktura të tjera, sipas zyrtarëve në Agjencinë Kombëtare të Zjarrfikësve dhe Shërbimit Pyjor të Koresë.
Gati 4,000 njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre derisa zjarri u përhap, megjithatë të gjithë u kthyen përveç 161 personave që në mbrëmjen e së premtes. /Telegrafi/