Site icon Telegrafi

Mijëra njerëz evakuohen pas shpërthimit të vullkanit në Indonezi

Në rajonin lindor indonezian, malin Sundi, kishte një shpërthim të vullkanit, Lewotolok dhe për shkak të pasojave të shpërthimit, mijëra njerëz u desh të linin shtëpitë e tyre.

Sipas mediave në Indonezi, pas shpërthimit, vullkani hodhi sasi të mëdha pluhuri dhe tymi katër kilometra në qiell, gjë që rrezikoi drejtpërdrejt sigurinë e popullsisë që është afër. Si rezultat, më shumë se tremijë njerëz u evakuuan nga zona.

Qendra për Rreziqet Gjeologjike në Indonezi tha se zona afër vullkanit ka shumë të ngjarë të ishte përmbytur me lavë dhe gazra helmuese, transmeton Telegrafi.

Sipas informacionit të parë të njoftuar nga autoritetet në Indonezi, asnjë viktimë ose dëmtim i madh në objektet nuk janë regjistruar deri më tani pas shpërthimit të vullkanit. Për shkak të shpërthimit, aeroporti “Wunopitu” i vendosur në këtë pjesë të shtetit u mbyll deri në një njoftim tjetër.

Për shkak të vendndodhjes së tij, ka një numër të madh të vullkaneve në Indonezi, dhe 130 prej tyre janë aktualisht aktive.

Përveç vullkaneve, për shkak se ndodhen në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, zona e Indonezisë shpesh preket nga tërmete, stuhi dhe fatkeqësi të tjera natyrore. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=xjdYH8HR9rw&feature=emb_title

Exit mobile version