Intervistoi: Taulant Gërguri
Migjen Basha nisi karrierën e futbollit në qytetin e lindjes, në Lausanne të Zvicrës. Në moshën 18-vjeçare shkon në Itali për të vazhduar karrierën në nivele të ulëta të futbollit Italian, deri në verën e vitit 2008, kur nënshkroi me Riminin, i cili garonte në Serie B. Pas një viti në Rimini, u transferua te Frosinone, ndërkaq një vit më vonë iu bashkua Atalantës. Në Bergamo, Basha tërhoqi vëmendjen e skuadrave elitare italiane dhe në vitin 2011 huazohet nga Torino, për t’u ndihmuar torinezëve që të riktheheshin në Serie A. Pas një sezoni të suksesshëm në Serie A, Torino i dha fund bashkëpronësisë me Atalantën, duke e blerë 100% kartonin e tij.
Basha fillimisht luajti për grup-moshat e Zvicrës, nga U 17 deri te U 21 dhe, më pas, deklaroi hapur dëshirën e tij për të veshur fanellën kuqezi.
Para ardhjes në Torino dhe në Serie A, nga skuadrat e mëparshme, cilën do ta veçoje?
Kur kam qenë në Frosinone, sepse kam pasur një formë aq të mirë në atë sezon që nuk besoj se do ta kem ndonjëherë. Kam bërë 38 ndeshje titullar dhe të gjitha titullar, jam zëvendësuar, më duket, 2-3 herë. As fizikisht nuk kam pasur probleme.
Mund të them që ka pasur mundësi të jetë më i mirë. Në muajin shkurt kam pasur një problem të vogël fizik dhe kam menduar se mund të stërvitja 100%. Ai problem ishte shumë më i madh seç e mendoja dhe më ka lënë jashtë fushe, sepse nuk mund të stërvitja 100%. Trajneri e vërejti që nuk isha mirë dhe më la jashtë fushe për një kohë.
Në këtë vit është realizuar edhe një ëndërr jotja, debutimi me Kombëtaren?
Këtë ëndërr e kam pritur për shumë vite, më në fund u realizua, edhe pse i pata humbur shpresat pas disa momenteve që prisja dhe nuk ndodhte.
Nuk e kam pritur. Do të kishte qenë më mirë të kisha shënuar në ndeshjen e parë, loja ka pasur më shumë rëndësi. Ajo ndeshje ka mundur të ishte perfekte për mua me një gol.
A mbani kontakte me lojtarët e tjerë shqiptarë në Itali, si Cana, Bogdani, Behrami, etj.?
Po kam kontakte me Canën e Ujkanin në Itali, po edhe me të tjerë si Dallku, Curri, Mavraj, Rama.
Të bëjmë më shumë pikë se vitin e kaluar.
Çfarë janë mundësitë e Kombëtares shqiptare në kualifikimet për botërorin “Brazili 2014”?
Shanset që të mbajmë vendin e dytë janë të mëdha, do të kemi ndeshje të vështira, sepse në këtë grup ka shumë ekuilibrim.
Kur do të luajë Përfaqësuesja e Kosovës në kualifikime për evropian dhe botëror dhe a ka gjasë të jesh edhe ti në ekipin përfaqësues të Kosovës?
Uuahhhh, deri sa të bëhet Përfaqësuesja e Kosovës, unë do të jem trajner në fund të karrierës. Shpresoj që të ndodhë shumë shpejt, sepse Kosova mund të bëjë një ekip shumë të fortë. /Telegrafi/