Migjen Basha është zyrtarisht futbollist i Arisit të Selanikut në Superligën e Greqisë.
Mesfushori Kombëtares Shqiptare nënshkroi kontratë dyvjeçare me klubin grek, pas eksperiencës së fundit me Barin në Serie B, skuadër më të cilën nuk arriti të siguronte një vend mes më të mirëve në futbollin italian.
Ο MIGJEN XHEVAT BASHA ΣΤΟΝ ΑΡΗ!
👉🏻 https://t.co/NwLSDH2peO#arisfc #transfers #WeAreBack pic.twitter.com/OgPm5LkkYc— ARIS F.C. / ΠΑΕ ΑΡΗΣ (@ARIS__FC) July 25, 2018
Në njoftimin për shtyp të zyrtarizimit të Bashës në faqen e Arisit jepet jetëshkrimi i 31-vjeçarit, që e nisi karrierën në vitin 2004 te FC Lausanne në Zvicër.
Gjithashtu përmendet fakti që shqiptari ka një karrierë të pasur në futbollin italian me Frosinonen, Atalantan, Torinon, Comon e Barin.
Basha ka kaluar në të gjitha ekipet e moshave të Zvicrës (U-17, U-18, U-19, U-21), ndërsa nga viti 2013 është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, të cilën e përfaqësoi edhe në ‘Euro 2016’ turneu i vetëm madhor ku kuqezinjtë kanë marrë pjesë.
Ο Migjen Basha στη Θεσσαλονίκη…#arisfc #vamosAris pic.twitter.com/Se3JX4ebmd
— ARIS F.C. / ΠΑΕ ΑΡΗΣ (@ARIS__FC) July 22, 2018
“Do të jap 200 për qind për ekipin dhe të gjithë bashkë të bëjmë më të mirën për klubin”, kishte thënë Basha ditë më parë në momentin e arritjes në aeroport.
Në aeroport, ai ishte pritur nga një grup tifozësh ultras të Arisit që i kanë uruar mirëseardhje. /Top-Channel/Telegrafi/