Telegrafi

Microsoft: Windows 10 në 300 milionë pajisje!

Microsoft ka thënë se 300 milionë pajisje tashmë janë aktive në Windows 10. Por sipas kompanisë, mbështetja pa pagesë për këtë sistem operativ do të përfundojë së shpejti.

Të enjten, Microsoft njoftoi publikun për suksesin e Windows 10, por edhe paralajmëroi se përditësimi falas do të skadojë për disa muaj.

Nëse konsumatorët nuk i kalojnë kompjuterët e tyre personal nga Windows 7 ose Windows 8.1 në versionin e saj më të ri deri më 29 korrik, Microsoft do t’i ngarkojë përdoruesit e saj me 119 pagesë për një kopje të Windows 10 Home.

Së pari, megjithatë, Microsoft tha se Windows 10 është tani në 300 milionë pajisje aktive, ndërsa kjo shifër në muajin prill ishte 270 milionë, dhe në janar drejtuesit thanë se kishin “më shumë se 200 milionë pajisje në Windows 10.”

Qëllimi, sipas Microsoft-it, është që të ketë më shumë se 1 miliard pajisje sikurse telefona, tabletë, PC, serverë dhe produkte tjera aktive që bazohen në Windows 10 në baza mujore.