Site icon Telegrafi

‘Microsoft’ u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë – produktiviteti është rritur për 40%

Kompania ‘Microsoft’ në Japoni ka marrë një vendim për ta përmirësuar balancimin mes jetës personale dhe profesionale duke ua prezantuar punëtorëve vikendin tre ditorë.

Kompania ka kryer një projekt për reformë në punë të quajtur “Work-Life Choice Challenge Summer 2019” për një muaj – duke ua dhënë 2,300 punëtorëve ditë pushimi edhe të premten, transmeton Telegrafi.

Ky pushim i veçantë nuk është larguar nga ditët e pushimit vjetor.

Rezultatet pastaj kanë treguar se produktiviteti me tri ditë pushim në javë është rritur për 40%.

Gjithashtu punëtorët kanë marrë 25.4% më pak ditë pushimi gjatë atij muaji dhe kanë shfrytëzuar 23.1% më pak rrymë në zyre, gjë e cila i ka ulur shpenzimet e kompanisë.

Shumica e rritjes së produktivitetit i është atribuuar ndryshimit të takimeve.

Me vetëm katër ditë pune në javë, shumica e takimeve janë anuluar, shkurtuar apo janë shndërruar në takime virtuale.

Veç kësaj, 92.1% e punëtorëve kanë thënë se u ka pëlqyer tej mase orari katërditor i punës.

Për shkak të suksesit gjatë këtij viti, Microsoft është duke planifikuar ta përsërit prapë vitin e ardhshëm, por edhe herëve tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version