Telegrafi

Microsoft, qytetet në 3D në kompjuterin tuaj (video)

Makina të pajisura me disa aparate që arrijnë të fotografojnë ambientin në 360 gradë, kanë nisur të qarkullojnë në rrugët e Londrës, për të vijuar në muajt e ardhshëm me qytetet e tjera më të rëndësishme të Evropës. “Ne nuk jemi duke rregjistruar cdo rrugë.

Ne besojmë se është me e vlefshme për qytetarët që të ofrohen pamjet nga qëndrat kryesore urbane, ku njerëzit do të mund të gjejnë të dhëna për shërbime të ndryshme”, mësohet të ketë thënë drejtori i këtij projekti, Dave Coplin.

Krahas fotografimeve, një grup i caktuar punonjësish ka nisur mbledhjen e të dhënave për rrugët apo edhe numrat identifikues të tyre. Në këtë projekt do të shfrytezohen në maksimum sinjalet ëireless dhe fotot, që do të ndihmojnë përdoruesin e këtij programi të orientohet. Kjo nismë e Microsoft konkurron atë të Google të quajtur “StreetView”. /Telegrafi/