Telegrafi

Microsoft përfundon blerjen e Skype-it

Pengesa e fundit e madhe për përfundimin e transaksionit ishte vendimi i komisionit Evropian i cili javës që shkoi miratoi blerjen.
CEO i deritashëm i Skype, Tony Bates, u bë president i departamentit Skype brenda Microsoftit.
Në Microsoft theksojnë se Skype do të jetë i integruar në produktet e tyre, por se do të vazhdoj të ofrohet në të njëjtën mënyrë si dhe deri tani. Kështu edhe më tutje do të jenë në dispozicion versionet e Skype për iOS dhe Android, si dhe për Mac dhe Linux. /Telegrafi/