Telegrafi

Microsoft paralajmëron përdoruesit për rrezikun që vjen në Internet Explorer

Mangësia e shfaqur në shfletuesin Internet Explorer afekton versionet e IE-së prej 6 deri në 11 dhe Microsoft tha se ishte në dijeni për rrezikun e "kufizuar” dhe “sulmet e targetuara” të cilat do ti rrezikonin përdoruesit e saj.

Sipas NetMarket Share, versionet e IE përbëjnë më shumë se 50 për qind të tregut të shfletuesve global të internetit. Microsoft thotë se po e heton problemin dhe se do të ndërmarrë hapat "e duhur".

Microsoft, e ka lëshuar një këshillim të sigurisë gjatë fundjavës për përdoruesit e saj. Megjithatë, problemi kryesor mbetet për njerëzit të cilët e përdorin sistemin operativ Windows XP, pasi që që Microsoft tani e ka ndërprerë mbështetjen për këtë version të sistemit të saj operativ. / Telegrafi /