Telegrafi

Microsoft, Outlook.com me 400 milionë përdorues

Sipas Microsoft, tranzicioni nga Hotmail në Outlook është kryer dje, më 2 maj. Ndërsa Microsoft ka thënë se ka transferuar mbi 5 peta-bajt emaila, brenda gjashtë javëve të fundit.

Në njoftimin e njëjtë, Microsoft ka njoftuar se do t’i shtojë edhe dy funksione të reja në shërbimin e ri-dizajnuar Outlook.com, për ta bërë më të lehtë dërgimin e emailave nga platformat e ndryshme, dhe integrimin më të lehtë me shërbimin e bazuar në re – SkyDrive. / Telegrafi /