Telegrafi

Microsoft merr aprovimin për blerjen e Skype

FTC njoftoi të premten se ka dhënë miratimin e saj për marrëveshjen Skype-Microsoft, dhe se marrëveshja është e vlefshme 8.5 miliardë dollarë, në para të gatshme.

Kjo shifër gjithashtu nënkupton se Microsoft do të marrë përsipër edhe borxhet ekzistuese të Skype.

Microsoft ende nuk i ka bërë publike planet e saj për Skype, ndërsa vlen të theksohet se ky shërbim ka rreth 145 milionë përdorues aktiv, të cilët e përdorin shërbimin për çdo muaj.

Me këtë blerje besohet se Microsoft do të ketë një prani të mirë në tregun e VoIP, ndërsa Skype është duke u bërë edhe më popullore edhe në pajisjet mobile, gjë që i bën të gjithë të besojnë se kjo është një arsye tjetër për blerjen. / Telegrafi /