The Verge javë më parë raportoi se aplikacioni është publikuar në Windows Store, edhepse Microsoft nuk ka njoftuar ende për planet e saj për shërbimin.
Aplikacioni është projektuar për të punuar në Windows 10 dhe kërkon një "SIM kartelë të Microsoft".
Microsoft është duke planifikuar që të shesë pakot dhe tarifat e shërbimit nëpërmjet WindowsStore, kështu që të dhënat do të jetë të lidhura me një llogari të Microsoft.
Kompania kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje me operatorin virtual Transatel, një ofrues i shërbimeve mobile roaming në vende të shumta, për të siguruar qasje në rrjetet mobile për produktet e Windows. (Telegrafi)