Telegrafi

Microsoft me fushatë kundër Google – Scroogled!

"Google fiton të holla duke shkelur privatësinë tuaj. Ata lexojnë çdo fjalë të Gmail-it tuaj personal në mënyrë që të ju targetojnë me reklama. Çdo fjalë të çdo emaili. Edhe ato më privatet” thuhet në peticionin e fushatës së Microsoft, të cilën kompania e ka quajtur Scroogled! (si shkurtesë për screwed + googled). 

Natyrisht se qëllimi i fushatës dhe peticionit kundër Google është natyrisht rikthimi i përdoruesve kah programet dhe shërbimet e saj, e posaçërisht kah motori i saj i kërkimit Bing, i cili nuk po arrin të marrë pjesë të rëndësishme të tregut të kërkimeve online. 

Megjithatë, ajo që Microsoft nuk po e thotë është se edhe shërbimi i saj i emailave Outlook.com gjithashtu skanon titujt e emailave të përdoruesve për të mundësuar shfaqjen e reklamave, dhe në bazë të asaj që ata shkruajnë të shfaq reklamat e klientëve të saj. / Telegrafi /