Telegrafi

Microsoft kundër botnetit Kelihos

Botneti i quajtur Kelihos, i cili është i njohur edhe si Waledac 2.0, kishte në rrjetën e vet rreth 41,000 kompjuter të infektuar në mbarë botën dhe brenda një dite ishte në gjende të dërgonte deri në 3.8 miliard mesazhe të postës së padëshiruar. Microsoft ngriti padi kundër Dominique Alexander Piatt dhe 21 bashkëpunëtorëve të panjohur për shkak të infektimit të kompjuterëve me softuer malinj dhe krijimin e botnetit Kelihos i cili përdorej për dërgimin e mesazheve të padëshiruara elektronike. Në rrjetë kishte edhe kompjuter Mac të cilët ishin të infektuar me softuerin malinj MacDefender.

Microsoft gjithashtu synon të bashkëpunoj me ofruesit e shërbimeve të internetit dhe Community Emergency Response Teams (CERT) për të ndihmuar në pastrimin e softuerit malinj nga kompjuterët e infektuar. Si pjesë e këtij procesi kompania ka paraqitur versionin e ri të Malicious Software Removal Tool në të cilin është shtuar definicioni për familjen e softuerit malinj Win/32 Kelihos.

Ky është tashmë botneti i tretë, pas atyre Waledec dhe Rustock, i cili është ndalur duke iu falënderuar punës dhe aksioneve juridike të Microsoftit. /Telegrafi/