Telegrafi

Microsoft e interesuar ta blejë Yahoo-në!

 

Drejtuesit e Microsoft janë në bisedime të hershme me disa investitorë të tjerë për blerjen potenciale të rivalit dhe gjigantit të internetit, Yahoo.

Burimet e Reuters kanë thënë se Microsoft është duke kërkuar të kontribuojë bashkë me investitorët e tjerë për të kontribuar në financimin e blerjes së Yahoo-së, kompanisë së madhe të internetit e cila tashmë është e trazuar. Këto pohime i ka bërë një person i njohur me situatën, transmeton Telegrafi.com.

Bisedimet janë në fazën preliminare, personi ka shtuar, dhe Microsoft është përqendruar në ruajtjen e marrëdhënieve në mes të dy kompanive.

Microsoft dhe Yahoo kanë marrëveshje afatgjate rreth kërkimit dhe reklamimit.

Firmat e kapitalit privat janë interesuara në Yahoo, dhe të njëjtit iu afruan Microsoft. Microsoft nuk pranoi të komentojë.