Telegrafi

Mickoski: Zaev flet për federalizimin e Maqedonisë

Realiteti në të cilin tani jetojnë qytetarët është i vështirë, torturues dhe kjo kënetë politike me shumë padrejtësi dhe poshtërim, tha nga tubimi në Dojran, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

“Ky është ai momenti, ky është kryqëzimi ku duhet të zgjedhim rrugën e duhur. A do të flasim për politikanë që janë prezent në skenën politike në kohën e tranzicionit, të rraskapitur, të shpenzuar, të cilët nuk kanë asgjë për të ofruar? Apo për politikanë që kanë një vizion, një strategji, një plan se si të merren me sfidat që na ndërkrejnë rrugën tonë”, theksoi Mickoski.

Ai shprehu besimin se çdo qytetar ngadalë po zgjohet dhe po bashkohet rreth ripërtëritjes, siç tha ai, do të fitojë në 15 korrik.

Mickoski shtoi se në mënyrë që Zaev të vijë në pushtet, ai e vendos Maqedoninë si një investim dhe flet për federalizimin e saj./Telegrafi/