Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot në Ohër ku promovoi programin zgjedhor, theksoi se partia e tij do të dalë fituese në zgjedhje.
“Bashkërisht duhet ta rindërtojmë Maqedoninë tonë, atë Maqedoni, të cilën të gjithë ne e duam. Da rindërtojmë ashtu siç është dhe le të jetë ashtu siç ne e ëndërrojmë”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij më 15 korrik është dita kur do të ndodhë fitorja më e madhe që ka ndodhur deri tani në zgjedhje që nga pavarësia./Telegrafi/