Telegrafi

Mickoski: Qytetarët ndjehen të poshtëruar nga gjyqësori në vend

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në duelin e sotëm televiziv me Zoran Zaev, i tha atij se për katër vjet nuk bëri asgjë për të reformuar gjyqësorin.

“Ne kemi një dallim, dhe kjo është se ju keni hyrë në këtë proces të reformës gjyqësore me një aktakuzë, aktakuzën për “Ryshfet”, dhe unë hyj pa asnjë akuzë. Një person që është i ngarkuar me një proces gjyqësor nuk mund të jetë një reformator i mirë. Te kuptoj, por sot jemi 4 vjet më pas. Ju keni pasur katër vjet për të treguar se jeni duke bërë të paktën diçka”, tha Mickoski.

Ai deklaroi se për shkak të ndikimit të politikanëve si në Prokurori ashtu edhe në atë gjyqësor, po ndodhin gjërat ku qytetarët ndjehen të poshtëruar para gjyqësisë.

“Sot keni njerëz që për një procedurë gjyqësore të zakonshme, njerëzit para gjykatës ndjehen të neglizhuar dhe ndjehen të poshtëruar nga vetë institucioni, sepse së pari duhet të uleni, të pajtoheni, të shihni nëse keni një të afërt”, tha Mickoski./Telegrafi/