Telegrafi

Mickoski: Përfundoi koha kur politikanët janë të privilegjuar

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se me partinë e tij nuk do të ketë politikanë me privilegje.

“Përfundoi koha kur politikanët ishin të privilegjuar. Përfundoi koha kur politikanët ishin të parë me familjarët e tyre. Politikani duhet të jetë këtu me popullin dhe ky do të jetë mësimi i parë që do ta marrin të përzgjedhurit e popullit nga koalicioni ‘Për rindërtimin e Maqedonisë’ më 16 korrik”, tha Mickoski.

Ai tha se tashmë nuk do të ketë politikanë nga zyra, por bashkërisht me popullit do të jenë për të mësuar dhe mësimin nga populli do ta zbatojnë.

Kreu i OBRM-PDUKM-së, bashkërisht me bartësen bartësen e njësisë zgjedhore numër 6, Dafina Stojanoska vizituan Jegunocën dhe kishin takime me banorët./Telegrafi/