Site icon Telegrafi

Mick Schumacher me veprim prekës për babain e tij, nëntë vite pas aksidentit tragjik

Mick Schumacher ka nderuar babain e tij Michael, nëntë vjet pas aksidentit të tij tragjik.

Legjenda e Formula 1 pësoi një lëndim të rëndë në tru në një aksident me ski më 29 dhjetor të vitit 2013, dhe që atëherë ai ka mbetur jashtë syve të publikut.

Në një homazh delikat, por prekëse për të moshuarin, 23-vjeçari e ndryshoi fotografinë e tij të profilit në Instagram në një foto të vjetër të babait të tij me kostumin e tij garash, duke e mbajtur në krahë atë kur ishte fëmijë.

Familja Schumacher ka qenë shumë private në lidhje me Michael dhe gjendjen e tij gjatë nëntë viteve të fundit, por fansave iu ofrua një pasqyrë e rrallë vitin e kaluar përmes dokumentarit të Netflix, “Schumacher”.

“Që nga aksidenti, sigurisht që këto përvoja, këto momente që besoj se shumë njerëz i kanë me prindërit e tyre nuk janë më prezente, ose në një masë më të vogël”, kishte thënë Mick.

“Dhe sipas mendimit tim, kjo është pak e padrejtë”.

Ai vazhdoi: “Mendoj se unë dhe babi do ta kuptonim njëri-tjetrin në një mënyrë tjetër tani. Thjesht sepse ne flasim një gjuhë të ngjashme, gjuhën e motorsportit dhe për këtë do të kishim shumë më tepër për të folur”.

“Dhe kështu është koka ime shumicën e kohës. Do të hiqja dorë nga gjithçka vetëm për këtë”, ka shtuar më tej ai.

Rrëfimi i tij prekës ka lënë zemërthyer shumë shikues. Pavarësisht kësaj, Mick po vazhdon me karrierën e tij dhe po e bën të atin krenar.

Ai iu bashkua akademisë së shoferëve të Ferrarit në vitin 2019 dhe përparoi në Formula 1 dy vjet më vonë duke vozitur për ekipin e Haas, por ai u largua nga ekipi në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/

Exit mobile version