Telegrafi

Mick Schumacher bëri debutimin testues me Ferrarin në Formula 1

Mick Schumacher ka bërë xhirot e para me Ferrarin në provat e Bahreinit.

Djali 20-vjeçar, i biri i shtatë herë kampionit të botës, Michael Schumacher, ka debutuar në ekipin ku babai fitoi pesë tituj të kampionit të Formula 1.

Mick hyri në bolidin e skuderisë italiane në orën 9:10 dhe doli të bënte një xhiro, por që bëri 12 sosh. Ai duket mjaft i rehatshëm duke pasur kohë të komunikoj me inxhinierët dhe ekspertët e gomave të Pirellit.

Schumacher është kampioni evropian në F3 dhe bëri debutimin në Formula 2 gjatë fundjavës në Bahrein, duke përfunduar në vendin e gjashtë në garën e së dielës.

“Natyrisht që kam shpresa në djalin e Michaelit, por për të përfunduar në Formula 1 duhet të dëshmosh që je i shpejt”, tha Sebastian Vettel, i cili e ka njohur Mickun që kur ishte fëmijë.

Lexo po ashtu Schumacher pasurinë ia ka lënë gruas dhe fëmijëve, ndërsa në llogarinë bankare është i autorizuar babai i tij

Ndryshe, Mick është shoferi i vetëm që bëri debutimin gjersa gjatë ditës së sotme do të kalojë tek Alfa Romeo. /Telegrafi/