Mick Schumacher ka bërë xhirot e para me Ferrarin në provat e Bahreinit.
Djali 20-vjeçar, i biri i shtatë herë kampionit të botës, Michael Schumacher, ka debutuar në ekipin ku babai fitoi pesë tituj të kampionit të Formula 1.
Mick hyri në bolidin e skuderisë italiane në orën 9:10 dhe doli të bënte një xhiro, por që bëri 12 sosh. Ai duket mjaft i rehatshëm duke pasur kohë të komunikoj me inxhinierët dhe ekspertët e gomave të Pirellit.
Schumacher është kampioni evropian në F3 dhe bëri debutimin në Formula 2 gjatë fundjavës në Bahrein, duke përfunduar në vendin e gjashtë në garën e së dielës.
“Natyrisht që kam shpresa në djalin e Michaelit, por për të përfunduar në Formula 1 duhet të dëshmosh që je i shpejt”, tha Sebastian Vettel, i cili e ka njohur Mickun që kur ishte fëmijë.
Ndryshe, Mick është shoferi i vetëm që bëri debutimin gjersa gjatë ditës së sotme do të kalojë tek Alfa Romeo. /Telegrafi/
A Schumacher. A Ferrari. @SchumacherMick drives out for the first time for @ScuderiaFerrari #F1Testing pic.twitter.com/xGnrYBCUsr
— Formula 1 (@F1) April 2, 2019