Site icon Telegrafi

Michy Batshuayi huazohet te Monaco

Nënpresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev ka njoftuar nënshkrimin e sulmuesit të Chelseat, Michy Batshuayi.

Reprezentuesi i Belgjikës gjatë mbrëmjes së kaluar ka kaluar testet mjekësore në klubin francez.

Vasilyev njoftoi zhvillimin para derbit gjatë ditës së djeshme, ku kuqebardhët barazuan në derbin kundër Marseille me rezultat 1:1.

Batshuayi do t’i bashkohet gjatë ditës së sotme Moancos në formë huazimi deri në fund të vitit pa mundësinë për të nënshkruar përgjithmonë.

Theksojmë se 25-vjeçari në pjesën e parë të sezonit të kaluar ishte i huazuar te Valencia.

Ndryshe, futbollisti ka qenë i huazuar edhe te Borussia Dortmund gjersa kartonin e tij e posedon skuadra angleze e Chelseat. /Telegrafi/

Exit mobile version