Telegrafi

“Michael Owen, blerja më e keqe në histori të Newcastlet”

Ish-presidenti i Newcastle United Freddy Shepherd ka etiketuar Michael Owen si blerjen më të keqe në histori të klubit 124-vjeçar.

“The Magpies” e kanë paguar në vitin 2005 Real Madridin 16,8 milionë funte me bindjen se do të jetë super sulmues si në kohët e arta te Liverpooli, ku e filloi karrierën.

Ish reprezentuesi anglez kaloi katër vjet në St. James Park, por shkaku i lëndimeve të përsëritshme, arriti të luaj vetëm 71 ndeshje në Ligën Premier, duke shënuar 26 gola, transmeton Telegrafi.

Shepherd për të përditshmen britanike “The Independent” ka pohuar se “Blerja më e keqe? Michael Owen. Ajo kurrë nuk ka punuar shumë”.

Theksojmë se aktualisht skuadra angleze është në pronësi të Mike Ashley, i cili e mori përsipër në vitin 2007. /Telegrafi/