Site icon Telegrafi

Michael Olise ka rinovuar me Crystal Palacen, problemet për Chelsean mund të fillojnë tani pasi paralajmërohet padi ndaj Bluve

Chelsea ishte në kërkim të anësorit të Crystal Palace, Michael Olise, por ky i fundit ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin.

Ka qenë klubi që ka njoftuar për kontratën e re të lojtarit, ndërsa Chelsea mund të përballet me padi.

Sipas Fabrizio Romanos, Crystal Palace informoi avokatët e tyre, duke dashur të shkojnë në gjykatë në lidhje me qasjen e Chelseat për Olise.

Lexo po ashtu Si mund të rreshtohet Chelsea me Caicedon, Lavian dhe Olise

‘Shqiponjat’ ishin të zemëruar me Chelsean, pasi ata punuan pas shpine për të rënë dakord për kushtet personale me lojtarin e tyre.

Ky kërcënimi i besueshëm ligjor e detyroi Chelsean të tërhiqej, gjë që bëri që Olise të nënshkruante një marrëveshje të re me Palace.

Blutë tani do të kërkojnë lojtarë të tjerë sulmues për të mbushur boshllëkun e lënë nga lëndimi i Christopher Nkunku. /Telegrafi/

Exit mobile version