Kapiteni i Manchester Unitedit, Michael Carrick do të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit.
Trajneri Jose Mourinho konfirmoi se 36-vjeçari do të marrë rolin e asistentit në ekipin e parë pas pensionimit.
Carrick nuk ka luajtur futboll që nga muaji shtator shkaku i problemeve me zemrën, kur u konstatua se ka rrahje të përshpejtuar të saj.
Mourinho, duke folur për Carrikun në rolin e trajnerit, tha “Klubi do të ishte shumë i lumtur që ai ta bënte këtë. Edhe unë do të isha shumë i lumtur”.
“Pres që ai të na bashkohet. Mendoj se është një vendim i mirë për skuadrën dhe një vendim i mirë që të largohet para se të ketë ndonjë problem edhe më të madh”, tha portugezi.
Carrick, pesë herë kampion i Ligës Premier, pati një sulm kardiak – një trajtim që synon kontrollin ose korrigjimin e ritmeve anormale të zemrës.
Theksojmë se mesfushori iu bashkua Unitedit në vitin 2006 pas dy vitesh qëndrimi te Tottenham Spurs, ndërsa ka fituar një FA Cup, Ligën e Evropës dhe Kupën e Botës të FIFA-s. /Telegrafi/