Site icon Telegrafi

Micah Hamilton, mbledhësi i topave që Pep Guardiola dikur e kritikonte, sot shënoi për Man City në Ligën e Kampionëve

Sot ishte një moment që Micah Hamilton nuk do ta harrojë kurrë në jetën e tij. 20-vjeçari jo vetëm që bëri debutimin e tij për Manchester Cityn, por këtë e bëri duke shënuar gol.

Hamilton tregoi lojë fantastike me këmbë në minutën e 19-të përpara se të gjuante në portën ku arriti ta mposht portierin e Crvena Zvezdas për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij (1-0).

Ajo që e bëri golin e tij të famshëm dhe të veçantë është historia pas tij.

Gjatë një ndeshjeje kundër Crystal Palace, trajner i Man Cityt, Pep Guardiola ishte i pakënaqur me shpejtësinë e lojës së skuadrës së tij dhe i detyroi djemtë e topave që të ishin më të shpejtë.

Ish-trajneri i Barcelonës u pa duke i dhënë “leksion” një prej të rinjve jashtë fushës, duke i inkurajuar ata që të ndihmonin që topi të kthehej në fushë më shpejt.

I riu me të cilin u pa duke folur ishte Hamilton, që sot shënoi gol në moshën 20 vjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version