Kombëtarja e Belgjikës ka gjetur shpejt golin e epërsisë në ndeshjen ndaj Anglisë e vlefshme për medaljen e bronztë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Është mbrojtësi Thomas Meunier, i cili ka shënuar nga afërsia për epërsinë e belgëve 1-0.
Goli i Meunierit erdhi në minutën e katërt të ndeshjes.
https://twitter.com/nina_liy/status/1018144547774386177
Ky gol u shënua pas asistimit të saktë të Nacer Chadli.
Vlen të theksohet se goli erdhi pas një aksioni të përkryer që nisi nga këmbët e Thibaut Courtois. /Telegrafi/