PSG do të mundohet të vazhdojë me fitore radhazi dhe këtë radhë do të përballet me Metz.
Për Metzin nga minuta e parë do të luajë Ivan Balliu, që ka qenë i ftuar në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares shqiptare.
Në anën tjetër PSG do të paraqitet me një sulm të frikshëm të përbërë nga Cavani që mbështet nga Mbappe, Neymar dhe Draxler.
PSG deri më tani ka katër fitore dhe do ta kërkojë të pestën.
Ndërsa Metz ende nuk e ka shijuar fitoren e parë këtë sezon. /Telegrafi/