Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat 3-1 në udhëtim te Metz në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Ligue 1.
Kampioni aktual francez ka marrë edhe fitoren e tretë radhazi në Ligue 1 dhe ka rrëmbyer pozitën e parë në tabelë duke treguar se e do trofeun edhe këtë sezon.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Fabien Centonze (46’) për vendasit, ndërsa Kylian Mbappe (3’, 59’) dhe Mauro Icardi (89’) për mysafirët.
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori italian, Marco Verratti, i cili u notua me 9.2.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin vendas, Dylan Bronn që u vlerësua me notë 5.8.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/