Meqenëse koha po bëhet gjithnjë e më e ngrohtë, të gjithë jemi të vetëdijshëm sa janë të papërsosura kofshët tona
Fatmirësisht, ekziston një truk që nuk kushton shumë, transmeton Telegrafi.
Besoni apo jo, brusha e zakonshme për krehje të flokëve mund të jetë armë e fuqishme në luftë kundër celulitit.
Me krehjen e këmbëve dhe vitheve me brushë “në të thatë”, eliminohen qelizat e vdekura, nxitet qarkullimi i gjakut dhe bëhet drenazh limfatik.
Është me rëndësi që të keni brushë me fije natyrale, sepse me ato sintetike mund të dëmtoni lëkurën e ndjeshme.
Veproni kështu në mëngjes, para se të bëni dush, duke e filluar krehjen nga nyjat me lëvizje të buta në drejtim të zemrës.
Pastaj kaloni në kofsha dhe vithe, mirëpo mos e shtrëngoni fuqishëm lëkurën. Pas krehjes bëni dush, pastaj trupin lyeni me krem ushqyes.
Rezultatet do t’i vëreni pas disa javësh. /Telegrafi/