Telegrafi

Metoda 50/30/20: Rregull e artë për të pasur gjithmonë para

Ta kuptoni se ku ju shkojnë të gjitha paratë dhe të përpiqeni të kurseni pak prej tyre çdo muaj mund të jetë detyrë e vështirë.

Shpenzimet e paplanifikuara që vijnë nga dëshirat spontane mund t’ju shpijnë të mbetni pa asgjë në xhepat tuaj, transmeton Telegrafi.

Prandaj është e rëndësishme t’i planifikoni mirë, e mënyra më e mirë është metoda 50/30/20.

Kjo metodë e kursimit të parave është për ata që kanë të ardhura stabile, por që nuk mund të kursejnë asnjë.

Kësisoj, personat e tillë duhet ta ndjekin metodën e lartcekur, e cila sugjeron:

– 50% e rrogës duhet të shpenzohet në gjëra bazike (fatura të rrymës, ujit, ushqim, etj.)

– 30% e rrogës duhet të shpenzohet në gjëra të domosdoshme, por më pak të rëndësishme (internet, rroba, etj.)

– 20% e rrogës duhet të lihet për të ardhmen (kursime, shpenzime të paparashikuara, dhurata, etj.) /Telegrafi/