Site icon Telegrafi

Mesut Ozil është i lënduar, nuk stërvit me kombëtaren

during the International Friendly between England and Germany at Wembley Stadium on November 10, 2017 in London, England.

Kanë mbetur edhe një javë deri te fillimi i Kampionatit të Kupës në futboll.

Tashmë kombëtaret pjesëmarrëse kanë zbardhur listat e lojtarëve që do të udhëtojnë për në shtetin rus.

Pak ditë më parë, Gjermania pësoi humbje 2-1 në një ndeshje miqësore me Austrinë dhe në atë ndeshje mesfushori i Arsenalit ka lënduar gjurin.

Mesut Ozil (Getty Images)

Mesut Ozil nuk ka stërvitur ditëve të fundit me bashkëlojtarët dhe mjekët nuk janë të sigurt për performancën e tij në Rusi.

Kështu së paku raporton gazeta e mirënjohur gjermane Bild.de, e cila është e sigurt se lojtari nuk do të luajë takimin e parë të botërorit.

Lexo po ashtu Kombëtaret që kanë lojtarët me vlerën më të madhe në Kampionatin Botëror – Franca, Spanja e Brazili udhëheqin, lënë pas finalistët e kaluar, Gjermaninë dhe Argjentinën

Mesfushori pritet të humb ndeshjen me Meksikën në rastin më të mirë dhe do të ishte tërësisht i gatshëm për ndeshjet kundër Suedisë dhe Koresë së Jugut.

Futbollisti deri më tani ka pasur 90 paraqitje për kombëtaren gjermane ndërsa ka shënuar 23 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version