Beteja kokë më kokë fillon që nga kjo javë, me performancën e Ronaldos në derbin madrilen dhe kontributin e Messit në fitoren ndaj Getafes.
Së pari profili lojtarëve dhe më pas i hedhim një sy paraqitjeve të tyre në ndeshjet e fundit në La Liga…
Messi është një qenie unike, jo vetëm në kornizat e epokës së futbollit modern, por në gjithë spektrin e historisë së futbollit. Shkathtësia e tij e paparë dhe aftësia e pakrahasueshme në të dribluarit, vazhdojnë ta shfaqin atë dita ditës më shumë e më shumë si një lojtar të pjekur, ndërsa nga aspekti i shpejtësisë dhe precizitetit në posedim të topit, nuk ka dikush që mund t’i afrohet.
Me vetëm 23 vjetët e tij, ne ndihemi sikurse ai ka qenë gjithmonë me ne. Duhet të përmendet se është e pamundur ta imagjinojmë Barcelonën pa figurën eminente, që kur e ka topin shpartallon çdo mbrojtje që gjen përpara. Zhvendosja e tij në qendër të sulmit, në zemër të çdo aksioni, e inicuar nga gjeniu Pep Guardiola, pos që shtoi mundësitë e veprimit për ‘el Messiah’, ai vazhdon të jetë diktues i lojës, ashtu si bosi i shënimit të golave.
Ronaldo ka ndryshuar në shumë aspekte konceptin e asaj se sa i përkryer fizikisht mund të jetë një futbollist. Ai ka kurorëzuar formën fizike me shpejtësinë dhe fuqinë, ndërsa favorizon forcën brutale para shkathtësisë normale.
Kur hapet debati se kush është futbollisti më i mirë mes Ronaldos dhe Messit, atëherë ju shihni dy futbollistë fantastik të cilët kanë mënyra të ndryshme të lojës. Aftësia e jashtëzakonshme e Ronaldos për të sprintuar kundërshtarët e tij, para se të lansojë goditjen e tij prej një plumbi, është po aq efektive sa pasimet dhe preciziteti brenda zonës i rivalit të tij.
Por, nuk është e thënë se Ronaldo nuk posedon triqe dhe mashtrime të ndryshme të tij, ndërsa rehatia e tij në të dyja këmbët, ashtu si preciziteti me kokë, e bëjnë atë pa kurrfarë dyshimi futbollistin më të kompletuar të gjeneratave të fundit.
Si luajtën Ronaldo dhe Messi këtë javë dhe kush doli fitues?
Cristiano Ronaldo (Real Madrid 2-0 Atletico Madrid)
Formës së lartë të Cristiano Ronaldos në shënimin e golave për Real Madridin në La Liga i erdhi fundi, pasi që ai dështoi të realizonte në fitoren prej 2-0 ndaj Atletico Madridit. Pasi shënoi dhjetë gola në pothuajse katër ndeshje, CR7 goditi tetë herë në portën e Atleticos, por shumica prej tyre nuk shkuan në drejtim të kornizës. Një moment i mirë për Ronaldon në fund të ndeshjes ishte pasimi i tij fantastik te Xabi Alonso, që përpak sa nuk përfundoi në gol.
Komenti: U rrëzua shumë lehtë në goditjen e lirë që rezultoi në golin e dytë të Los Blancos, por përsëri, askush nuk i gjykon fituesit. Tentoi shumë, por vërtet nuk ishte dita e portugezit. Duket se e ka humbur magjinë e tij nga gjuajtjet e lira, pasi që dështoi të konkretizonte disa ndërprerje. Së paku, ai bëri mirë që mbajti topin në posedim dhe vuri në lëvizje të tjerët, ndërsa ia bëri futbollin bajat Valeras.
Statistikat Individuale
Lionel Messi Cristiano Ronaldo
(ndaj Getafes) (ndaj Atleticos)
Golat 1 0
Goditjet (në portë) 5 (3) 8 (3)
Asistime 1 0
Topa të humbur 8 5
Topa të vjedhur 3 2
Vlerësimi 8.5 6.5
Lionel Messi (Getafe 1-3 Barcelona)
Messi vazhdoi formën e tij superlative të realizimit të golave, pasi shënoi një dhe asistoi në një gol tjetër të David Villas, për të ndikuar në fitoren prej 3-1 ndaj Getafes, ku Messi ishte njeriu i ndeshjes.
Ai shënoi golin e epërsisë fillëstare, kur filloi një sulm nga thellësia dhe mori një pasim nga David Villa para se të lansonte një goditje me të majtën drejt të pafuqishmit Jordi Codina. Messi u rikthye në favor të David Villas, pasi hutoi mbrojtjen me anë të një pasimi mjeshtëror.
Komenti: Shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër, bëri presion në Cata Diaz për të bërë gabimin, me ç’rast e përgatiti golin e tretë. Ka mundur të bëjë edhe më shumë dhe kësaj ia shtojmë edhe golin e anuluar. Futbollisti më i mirë dhe më i talentuar në botë vazhdoi të shkëlqejë, ndërsa ata që e shikuan mbetën si zakonisht gojëhapur.
Kush ka luajtur më mirë në La Liga deri tani?
/Telegrafi/