Telegrafi

Messi në Facebook: Për 7 orë, 7 milionë anëtarë

Për t’i dhënë kuptim statistikave të kësaj faqeje, duhet krahasuar atë me faqen e presidentit Obama, që është rreth 40 për qind e anëtarëve të tij, ose me atë të Justin Bieber, që i bie të jetë rreth 30 për qind e faqes së tij.

Mirëpo, duhet të merret parasysh se ky numër i anëtarëve në faqen e Leo Messi’së në Facebook është arritur brenda orëve dhe jo brenda vitesh.

Messi, i cili aktualisht luan për Barcelonën dhe i cili konsiderohet të jetë futbollisti më i mirë në botë për momentin, me rastin e hapjes së faqes së tij në Facebook, ka thënë, “Hola, mirësevini të gjithë. Ju falënderoj për numrin e madh të mesazheve që kam pranuar. Jam shumë i ngazëllyer.

Prej tani e tutje, ne do të jemi më afër, më të lidhur, përmes Facebook” ka përfunduar fjalën e tij të parë në këtë rrjet social, ai. / Telegrafi /