Me rezultat 4-1, Real Madridi e mposhti Real Sociedadin, në një ndeshje ku shkëlqyen futbollistët, si Ramos, Isco e Benzema.
Messi dhe Rafinha bënë paraqitje të mira në takimin e vështirë kundër Villarrealit (3-2), ndërkohë që mbrojtësi Mateo Musacchio bëri performancë për t’u lëvduar te Nëndetësja e Verdhë, përkundër humbjes.
Atletico Madridi vazhdoi me formën e mirë duke mposhtur Eibarin në udhëtim (3-1) dhe frymëzimi kryesor për këtë triumf erdhi nga Godin dhe Griezmann.
Fitore ka regjistruar edhe Secilla kundër Espanyolit (3-2), derisa Valencia ka pësuar nga Malaga (1-0).
Njëmbëdhjetëshi i javës së 21-të në La Liga (3-4-3):
Portier: Carlos Kameni (Malaga).
Mbrojtës: Mateo Musacchio (Villarreal), Diego Godin (Atletico Madrid), Sergio Ramos (Real Madrid).
Mesfushorë: Aleix Vidal (Sevilla), Isco (Real Madrid), Rafinha (Barcelona), Antoine Griezmann (Atletico Madrid).
Sulmues: Aritz Aduriz (Athletic Bilbao), Karim Benzema (Real Madrid), Lionel Messi (Barcelona).
/Telegrafi/