Telegrafi

Messi dhe Ramos e kthejnë te fitorja PSG-në

PSG ka shënuar fitore si mysafir i Nice me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 30-të në Ligue 1.

PSG kaloi në epërsi ndaj Nice në mesin e pjesës së parë.

Ishte Lionel Messi që shënoi në minutën e 26-të pas një asistimi të Nuno Mendes.  Ky është goli i 14-të në Ligue 1 për argjentinasin, i cili ka edhe 13 asistime.

Në pjesën e dytë për t’ia siguruar fitoren PSG-së, u përkujdes Sergio Ramos që shënoi për 2-0 në minutën e 76-të.

Deri në fund edhe pse kishte raste, rezultati nuk ndryshoi.

PSG me këtë fitore mban pozitën e parë me 69 pikë, ndërsa Nice ka 45 pikë dhe është në vendin e tetë në renditje. /Telegrafi/