Lionel Messi ka ndihmuar në sigurimin e 50,000 dozave të vaksinës së COVID-19 për lojtarët e futbollit të Amerikës së Jugut, duke dërguar tri fanella me autograf në firmën farmaceutike kineze Sinovac.
Marrëveshja u ndërmjetësuar nga presidenti i Uruguait, Luis Lacalle Pou, shkruan The Guardian.
“Ideja është të vaksinohen të gjitha ekipet e divizionit të parë të Argjentinës, ka thënë Belloso, siç citohet nga The Guardian.
Plani është të vaksinohen të gjithë lojtarët përpara turneut të futbollit “Copa América”, i cili është planifikuar të fillojë në qershor.
“Drejtorët e Sinovac manifestuan admirimin e tyre për Lionel Messin, i cili me mirësi na dërgoi tre fanella për ta”, ka shkruar në Tëitter zyrtari i CONMEBOL, Gonzalo Belloso.
“Ne duam që të gjithë futbollistët të vaksinohen përpara Copa América sepse secili prej tyre mund të thirret për të luajtur”, deklaroi ai.
Al anunciar las 50.000 dosis de vacuna para @CONMEBOL, quiero contarles que los directivos de @Sinovac manifestaron su admiración por Lionel Messi, quién con toda predisposición nos envió 3 camisetas para ellos. Así que el también es parte de este logro!!#Elfutbolsalvaalfutbol pic.twitter.com/E5gudJ1RR8
— Gonzalo Belloso (@GonzaloBelloso7) April 13, 2021
Qeveria argjentinase së pari do të duhet të aprovojë vaksinën e Sinovac përpara se lojtarët argjentinas të marrin, thuhet në raport. /Telegrafi/