Rusia seriozisht rrezikon të diskualifikohet nga Kampionati Evropën që është duke u zhvilluar në Francë. UEFA ka konfirmuar se kjo përfaqësuese është gjobitur me 150 mijë euro dhe rrezikon të diskualifikohet për shkak të dhunës së tifozëve rusë.
Rusia do të përjashtohet nga Evropianin i Francës, në rast se ndodh edhe një incident i njëjtë me atë të Marseilleit, që ndodhi të shtunën e kaluar kundër Anglisë.
Skenat e dhunës pas ndeshjes, ndërmjet tifozëve rusë duke ushtruar dhunë ndaj atyre anglezë, kanë detyruar UEFA-në, të marrë vendimin, që do të hyjë në fuqi, në rast se përsëriten në ndeshjet e radhës së Rusisë në Evropian, transmeton KTV.
“Paneli i pavarur i kontrollit, etikës dhe disiplinës i UEFA-së, pas ngjarjeve brenda stadiumit Velodrome në Marseille më 11 qershor, ka marrë vendim që të diskualifikojë federatën ruse të futbollit nga Evropiani, për shkak të trazirave të tifozëve. Sipas nenit 20 të rregulloreve disiplinore të UEFA-së, ky diskualifikim hyn në fuqi, nëse incidentet e njëjta ndodhin sërish brenda stadiumit, në ndeshjet e mbetura të kombëtares ruse”, thuhet në vendimin e UEFA-së.
Një ditë më parë, prokurori i Marsejës, Brice Robin lidhur me dhunën brenda dhe jashtë stadiumit të tifozëve rusë, ka thënë se bëhet fjalë për njerëz të stërvitur mirë. Tifozët rusë që nga ardhja e tyre në Francë kanë krijuar tollovi dhe kanë ushtruar dhunë edhe në rrugët dhe sheshet e Marsejës, derisa policia franceze ka depërtuar deri më tani 50 tifozë rusë.