Telegrafi

Mësohet vendi se ku do të mbahet turneu më i madh i video-lojës Valorant

Vendndodhja e turneut më të pritur në video-lojën Valorant është zbuluar nga zhvilluesi Riot Games.

VALORANT Champions 2023, që do të kurorëzojë ekipin më të mirë në botë,  për herë të parë do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

VALORANT Champions është vendosur të fillojë afërsisht më 6 gusht dhe do të mbahet në Los Angeles, Kaliforni.

Pjesa e parë e ngjarjes do të mbahet në sallën The Shrine Auditorium, ndërsa pjesa finale do të mbahet në Forumin e AKI-së me finalen e madhe më 26 gusht.

Shuma e cila do të ndahet për ekipet pjesëmarrëse nuk është bërë e ditur ende, por VCT i vitit 2022 ndau gjithsej 1 milion dollarë.

Fitues i VALORANT Champions vitin e kaluar në Stamboll ishte ekipi LOUD. /Telegrafi/