Buxheti i Manchester United për afatin e parë kalimtar në krye me Sir Jim Ratcliffe raportohet se është zbuluar.
Pas disa muajsh spekulime, ishte konfirmuar në shkurt të këtij viti se Ratcliffe dhe grupi i tij INEOS, ishin bërë aksionarë të ri tek Unitedi.
Teksa po i afrohemi afatit kalimtar veror, është thënë se tashmë bordi i klubit anglez e ka vendosur buxhetin për të përforcuar ekipin.
Sipas një raportimi nga ESPN, Unitedi po synon të bëjë të pamundurën për të përforcuar ekipin, por një shumë neto prej 100 milionë eurosh është maksimumi të cilën mund ta përballojnë.
Një numër lojtarësh tashmë janë lidhur me një largim nga ‘Old Trafford’ në fund të sezonit, dhe kjo mund të ndihmojë që të rriten fondet.
Është raportuar se lojtarët si Raphael Varane dhe Anthony Martial do të largohen me gjasë nga klubi si lojtarë të lirë.
Ndërkohë, emra si Christian Eriksen, Victor Lindelof, Aaron Wan-Bissaka, Scott McTominay dhe Harry Maguire, mund të largohen gjithashtu nëse vjen oferta e duhur.
Për më shumë, Casemiro, Jadon Sancho, Donny van de Beek dhe Mason Greenwood, e ardhmja e të gjithëve është ende e pasigurt./Telegrafi/