Telegrafi

Mësohet shifra që United do të paguajë për huazimin e Ighalos

Manchester United do të harxhojë në total 11.8 milionë euro për ta mbajtur Odion Ighalo në klub deri në janar.

Marrëveshja e parë e huazimit të Ighalo skadoi të dielën, por United arriti të bëjë një marrëveshje të re me klubin kinez Shanghai Shenhua.

Sulmuesi nigerian do të jetë në gjendje të përfundojë pjesën e mbetur të sezonit 2019/20 me United dhe do të qëndrojë në klub derisa të hapet afati kalimtar i dimrit.

Daily Mail shkruan se United kanë rënë dakord të vazhdojnë të paguajnë 130,000 funte nga 300,000 sa e ka kontratën me klubin kinez.

Po ashtu do të paguhen edhe 6 milionë euro për huazim.

Shanghai Shenhua po kërkonte që Ighalo të kthehej në Kinë, ose të paguheshin 20 milionë euro.

Ighalo mbush 31 vjeç këtë muaj dhe United nuk kishte dëshirë të paguante këtë shifër kaq të madhe.

Nuk ka asnjë detyrim apo mundësi blerje në marrëveshjen e re të huazimit që do të skadojë më 31 janar. /Telegrafi/