Bad News Eagles tashmë janë dy ndeshje larg kualifikimit në turneun më të madh të CS:GO, në ndeshjen kundër ekipit NiP, yjet e ekipit shqiptar do të mundohen për fitore, për të përmbushur ëndrrën e tyre dhe ta shkruajnë historinë për t’u bërë ekipi i parë shqiptar pjesëmarrës në një turne Major.
Ndeshja e radhës për Bad News Eagles në kualifikuesen ‘PGL EUROPE RMR B’ do të jetë kundër ekipit suedez NiP, të cilët renditen në vendin e shtatë në ranglistën botërore.
Road to the @pglesports MAJOR ANTWERP 2022 continues.
We are going to play against @NIP in Swiss round 2.
⏰17:15
🗺️Bo1
📺https://t.co/cKdzWaSW7A 🇬🇧
📺https://t.co/KVcf1enWCf 🇦🇱#bNEtothemajor pic.twitter.com/ds3aj1Xiwp— GUILD EAGLES (@_badnewseagles) April 21, 2022
Ndeshja do të luhet në formatin ‘bo1’ (best-of-one), duke filluar nga ora 17:30, në rast të fitores së kësaj ndeshje, ekipit Bad News Eagles i mbetet vetëm edhe një ndeshje për ta fituar, për të siguruar pjesëmarrjen në PGL Antwerp Major 2022.
Ndeshjen Bad News Eagles kundër NiP, mund ta ndiqni në kanalin e streamerit Xhoci, twitch.tv/xhocii
/Telegrafi/