Dëmshpërblimi prej një milion eurosh për seleksionuesin e Përfaqësueses së Belgjikës, Marc Wilmots, po shihet si problem i madh për shkarkimin e tij nga Federata e Futbollit e Belgjikës.
Zyrtarët e Federatës belge kanë thënë se duan ta shkarkojnë Wilmotsin, me të cilin kanë kontratë deri në vitin 2018, por duhet t’i paguajnë një milion euro nëse e bëjnë këtë, shkruan Koha Ditore.
Po ashtu, federata belge ka bërë të ditur se nuk ka synime që Wilmotsin ta zëvendësoj me ndonjë emër të madh për shkak të fondeve të limituara.
Wilmots 47-vjeçar, ka marrë drejtimin e Belgjikës në vitin 2012 kurse tifozët belg po e kërkojnë shkarkimin e tij me çdo kusht.
Belgjika që llogaritej si favorite në “Euro 2016” për shkak të ekipit të mbushur me talente, u eliminua në çerekfinale nga Përfaqësuesja e Uellsit (3:1).