Site icon Telegrafi

Mësohet kush ishte i panjohuri që ngriti trofeun e Superkupës gjermane

Miliona tifozë mbetën të habitur në fund të transmetimit të Superkupës gjermane kur kapiteni Lahm, nuk e ngriti trofeun, por një i panjohur?

Pas fitores 2-0 kundër Borussia Dortmund i pari që ngriti trofeun ishte një i panjohur me emrin Nicolas Feldhahn, një mbrojtës i ekipit të dytë bavarez.

Rreth tij ishin yjet e mirënjohur që po shijonin momentin, teksa Feldhahn shkëlqente si një kampion bote.

Lojtari me prejardhje nga Munich festonte ditën e lindjes. Ai ditën e djeshme mbushte 30 vjeç, dhe ngritja e trofeut ishte një dhuratë nga klubi.

Lexo po ashtu Ancelotti i lumtur me fitoren ndaj BVB-së

Feldhahn në fillim të sezonit mori një ftesë të papritur në ekipin e parë, dhe luajti për 90 minuta kundër ekipit të ish-trajnerit Pep Guardiola, Manchester City.

“Natyrisht ishte një nder i madh. Është një ndjesi shumë e bukur të kesh përreth lojtarë si Lahm apo Martinez. Por nuk është e pazakontë që të ndihmojmë ekipin e parë kur ka nevojë. Edhe në stërvitje ka ndodhur që të shërbejmë si ekip kundërshtar për yjet e Bayern,” ishin fjalët e Nicolas.

Exit mobile version