Turneu Riyadh Masters 2023 është afër përfundimit, Team Spirit janë skuadra e parë finaliste.
Ngjarja Riyadh Masters 2023 është duke u zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite, ku skuadrat po garojnë për grupin e çmimeve prej 15 milionë dollarësh.
Team Spirit kanë siguruar finalen pas fitores së tyre me rezultat 2-1 ndaj ekipit Liquid.
Liquid tani kanë kaluar në finale të ‘Lower Bracket’ dhe e presin fituesin e ndeshjes Gaimin Gladiators – Talon Esports.
Ky do të jetë turneu i parë pas shumë kohësh që nuk do t’i shohim në një finale Gaimin Gladiators ndaj Liquid.
Finalja e madhe e turneut Riyadh Masters 2023 do të zhvillohet nesër (e diel) duke filluar nga ora 17:00 në formatin ‘Bo5’.
Për fituesin e këtij turneu do të ndahet çmimi në vlerë prej 5.000.000 dollarësh. /Telegrafi/