Valve ka njoftuar se BLAST.tv Paris Major, që do të zhvillohet nga 8-21 maj, do të jetë Majori i fundit në Counter-Strike: Global Offensive.
Së fundmi Valve ka shpallur Counter-Strike 2 në fazë testuese, ndërsa lansimi i plotë i saj do të bëhet verën e këtij viti.
Si rezultat i kësaj, BLAST.tv Paris Major do të jetë i fundit në versionin e tanishëm të CS:GO.
Gjithashtu Valve ka bërë të ditur se Majori i parë në versionin e ri Counter-Strike 2 do të mbahet në mars të vitit 2024.
The Paris Major will be the final CS:GO Major.
The following Major will be in March 2024 and the first in Counter-Strike 2.
— CS2 (@CounterStrike) March 24, 2023
Turnetë Major janë të njohur si më të mëdhenjtë sa i përket garave në CS:GO, ku pjesë e këtij të fundit do të jetë edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles.
BLAST Paris Major do të mbahet në Paris ndërsa Valve nuk ka bërë ende të ditur vendin se ku do të mbahet Majori i parë i Counter-Strike 2.
/Telegrafi/