Video-lojërat më nuk janë vetëm hobi për të humbur kohë. Ka një kohë të gjatë prej se ato janë shndërruar në karrierë e profesion shumë fitimprurës!
Të rinjtë e Kosovës janë duke shkëlqyer në eSports, e posaçërisht në lojën Counter Strike: Global Offensive (CS:GO).
Ndonëse ekipi “BLINK” ka marrë primatin e ekipit më të suksesshëm shqiptar dhe ka arritur të thyejë rekorde suksesi, Telegrafi.com mëson se brenda pak ditëve do të bëhet zyrtar ekipi nga Kosova që tashmë veç i kanë nënshkruar kontratat për të filluar ushtrimet drejt korrjes së sukseseve në rrafsh ndërkombëtar.
Ky ekip pritet të quhet “XGAMING” dhe përbëhet nga lojtarët:
– Arlind “deb0” Sadiku
– Arbnor “Arbnorz” Sadiku
– Qëndrim “v1w” Hajrizi
– Serdar “cerber” Mahmuti
– Arbnor “Dementor” Pacolli
Në pozitën e trajnerit pritet të jetë Fatlum “Gose” Abrashi!
Të gjitha këta janë të njohur në komunitetin e CS:GO për pjesëmarrjen e tyre në shumë turne vendorë e ndërkombëtarë, e të cilët së bashku pritet ta formojnë një super ekip me qëllimin e vetëm kualifikimin në Ligën Major!